Trump punëson vogëlushin si korrës bari, ja sa e paguan

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka surprizuar një djalosh 11 vjeçar duke i dhënë nderin të kosiste lëndinën para shtëpisë së Bardhë. 11-vjeçari nga Falls Church, Virxhinia kishte vetëm pak ditë që i kishte shkruar një letër Presidentit ku i kërkonte të ishte ai kositësi i barit në Shtëpinë e Bardhë. Frank Giaccio e konsideron veten një sipërmarrës të vogël dhe tashmë mendon që do jetë akoma më i suksesshëm pas nderit që ju besua. Ai ka kërkuar 8 dollarë në ditë për shërbimin e tij dhe i ka rrëfyer Trumpit se një ditë dëshiron të bëhet pjesë e marinës së shtetit. “Ky është Frank, ai do të jetë shumë i famshëm, ai do të jetë një detar i marinës një ditë, ai do të bëjë gjëra të mëdha për vendin,” tha Trump për Frank.

Share With:
Translate »
863 Views