Këta janë baballarët shembullorë të Hollywood-it

Asgjë nuk është më e bukur, sesa të shohësh një baba të sillet mirë me fëmijët e tij, aq më tepër kur ky baba është i famshëm. Momentet që ata kalojnë me fëmijët e tyre, mënyra si i trajtojnë apo kujdesen për ta, të emocionon. Ne po ju tregojmë, se cilët janë 8 baballarët shembullorë të Hollywood-it.

1. Jay Z
Gjithmonë elegant, Jay Z duket si një baba krenar pranë vajzës së tij të bukur, Blue Ivy, por ende nuk e kemi parë të dalë me binjakët Rumi dhe Sir. Jay Z dhe Blue Ivy, kanë dalë shpesh në publik dhe duket qartë se ata dinë si të kalojnë momente të bukura me njeri- tjetrin. Shawn Carter (emri i vërtetë i Jay-Z) nuk ka dalë asnjëherë para kamerave i qeshur, por kjo para se Blue të shfaqej në jetën e tij. Është ndoshta transformimi më prekës i baballarëve të Hollywood-it.

2. David Beckham
Gjithkush e di se çifti Beckham janë prindërit më model të Hollywood-it. David dhe Victoria Beckham kanë 3 djem Brooklyn, 16 vjeç, Romeo, 12 vjeç, Cruz, 10 vjeç dhe princesha e vogël Harper. Ata dalin shpesh në publik dhe nuk e kanë fare bezdi praninë e kamerave, por thjeshtë shijojnë momentin me njeri- tjetrin.

3. Ben Affleck
Ben është një baba i lumtur i dy vajzave Seraphina, 6 vjeç e Violet, 8 vjeç dhe një djali Samuel 3 vjeç. Ben cilësohet si babai më i pashëm në Hollywood, kujdeset për fëmijët e tij, edhe pse gjithmonë duket serioz.

4. Brad Pitt
A keni imagjinuar ndonjëherë shtëpinë tuaj të mbushur me gjashtë fëmijë? Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, janë personazhet kryesore të jetës së Brad dhe ai ndihet krenar për ta. Brad dhe Angelina nuk kanë hezituar asnjëherë të marrin fëmijët në udhëtimet e tyre të punës, me dëshirën për t’ju treguar si është puna e tyre. A nuk mendoni se ata janë një model i përsosur?

5. Will Smith
Ndonjëherë duket se fëmijët e Will Smith-it janë edhe më të famshëm se babai i tyre. Willow Smith, 14 dhe Jaden Smith, 17. Shpesh e pranojnë se marrëdhëniet me prindërit i kanë shumë të mira. Will dhe gruaja e tij, Jada kanë pranuar se I lejojnë fëmijët e tyre të bëjnë vetë zgjedhjet e tyre, duke i bërë më të ndërgjejgjshëm për jetën.

6. Kanye West
Një nga reperët më të suksesshëm të Hollywood-it, i pëlqen të tregojë histori të familjes dhe fëmijëve të tij. Duke plotësuar këtë dashuri të vërtetë atërore, Kanye është shumë i rreptë në çështjet e edukimit dhe disiplinës së North dhe Saint, së shpejti edhe për vogëlushen Chicago. Ai publikisht ka pranuar: “Unë do të bëjë gjithçka për të disiplinuar fëmijët e mi”.

Share With:
Translate »
636 Views