Mësuesja e Noemit flet e hidhëruar: Ma mori Zoti nga duart

Pas disa ditësh luftë me jetën, vajza e vetme e mbijetuar nga familja Preka, humbi jetën.

Noemi, 10 vjec e pati të pamundur ti shpëtonte plagëve duke lënë pas dhimbje dhe zi.

Sot në një prononcim ka folur mësuesja e saj, Marije Leka, e cila tha se ajo e kishte marrë që në klasë të parë:

“Është një ngjarje e rëndë që na ka tronditur. Noemin e mora që në klasë të parë. Ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkolle. Një sjellje shembullore. Ishte një shembull për të gjithë fëmijët. Unë edhe një vit dal në pension dhe Zoti ma mori nga duart. Na gjymtoi të gjithëve. E kam edhe në lagje dhe jemi të tronditur. Nuk arrij ta besoj çfarë ka ndodhur.”

Share With:
Translate »
751 Views