“Më e fortë vetëm”, Nora Istrefi flet pas kaq kohësh nga divorci me Robert Berishën

Kanë kaluar 2 vite që kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës. Asokohe ndarjen e tyre e bëri publike Roberti duke deklaruar se do vazhdojë të ketë gjithmonë respekt për Norën, si nëna e fëmijës së tij.

Dhe ashtu ndodhi sepse sot Nora e Roberti kanë marrëdhënie të mira, takohen shpesh për shkak të Renees dhe flasin mirë për njëri tjetrin edhe në intervista.

Ndërkohë së fundmi Nora duket se ka dhënë një mesazh me një foto në Instagram ku shkruan se ndihet më mirë vetëm.

“Më e fortë vetëm”, shkruan Nora.

Share With:
Translate »
289 Views