Kevin Heart në pritje të djalit, baby shower zbulon emrin
Pavarësisht se kohët e fundit Kevin Heart u përfshi në një skandal seksual, martesa e tij dhe e bashkëshortes Eniko nuk u rrezikua aspak. E diela për ta ishte një ditë e veçantë, pasi çifti kishin organizuar një “baby shower” për djalin e tyrë që pritet të vijë së shpejti në jetë. Çdo gjë në festë ishte e kuruar deri në detaj që të krijonte idenë e një feste në xhungël, e cila u kushtoi rreth 118,000 dollarë. Kevin dhe Eniko i mbajtën ndjekësit në Snapchat të informuar mbi çdo gjë që ndodhi në festë, ata gjithashtu zbuluan emrin e fëmijës së tyre të parë. Kenzo, do të jetë emri i djalit të çiftit që janë të dashuruar si kurrë më parë. \Kids’ Time\