Khloe Kardashian dhe Zaimina Vasjari sfidojnë të gjithë nënat shtatzënë
Khloe Kardashian ka qenë shumë e rezervuar për shtatzëninë e saj, por ndryshe nga motra e vogël Kylie, ajo nuk ka munguar në aktivitete të ndryshme publike.
Khloe nuk e ka konfirmuar që është në pritje të fëmijës së parë, por kjo tashmë nuk ka shumë rëndësi, pasi deklarata e nënës së saj, Kriss Jenner e cila u shpreh se ndihet në qiellin e shtatë, na konfirmoi gjithçka.
2017 do të mbahet mend si viti i dasmave, por padyshim edhe i shtatzënive. Duket se tashmë nënat shtatzënë të ditëve të sotme po bëjnë garë se kush do ta ketë barkun më të vogël. Të gjithëve na bëri përshtypje fotoja e këngëtares shqiptare, Zaimina Vasjari, e cila ndonëse është në muajin e gjashtë të shtatzëninë, nuk duket aspak e tillë.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për pjestaren e familjes më të famshme në Amerikë dhe jo vetëm, Kardashian. E veshur e gjitha me të zeza,( një zgjedhje e duhur) nuk mund të shquanim tek bukuroshja asnjë detaj që mund të na bindte që ajo është në pritje të një fëmijë.
Nëse shumë prej nesh, pjesa më e bukur e shtatzëninë është barku i rrumbullakët, për bukuroshet mesa duket nuk është aspak ashtu. /Revista Class