Tara parashikon shtatzaninë e tretë të Teutës?
Aktorja Teuta Krasniqi ishte e ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”. Në intervistën e saj, Teuta rrëfeu të pathëna nga jeta e saj private, angazhimet në profesion si dhe për raportin me ish-burrin, Bleron dhe të fejuarën e tij, Afronën. Teuta tashmë ka dy vajza, Tarën dhe Kaian, kurse për “Mirage” tregoi nëse është në pritje të fëmijës së tretë.
Ajo tha se Tara një ditë e kishte pyetur nëse është shtatzënë dhe sigurisht përgjigja e saj ishte mohuese. Teuta shtoi se gjatë shtatzanisë së dytë, Tara i thoshte gjithmonë se priste një vajzë, duke parashikuar gjininë e bebit të mamit. Aktorja tha se do të dëshironte edhe një vajzë të tretë por megjithatë nuk është duke e planifikuar. /Kids’ Time