Kancer gjiri edhe në moshën 17 vjeç

Kanceri i gjirit nuk po njeh më gjini. Edhe pse në raste sporadike mjekët onkologë pohojnë se ky lloj kanceri prek edhe meshkujt. “Janë raste të rralla, por jo të përjashtueshme”.

Megjithatë në muajin sensibilizues në luftën me kancerin e gjirit numri i femrave të prekura po shënon rritje, për arsyen se tashmë kjo sëmundje po pranohet nga gratë, ndërkohë që më parë ishte një temë tabu për të cilën flitej shumë rrallë. Por një fenomen shqetësues, krahas gjinisë është edhe ulja e moshës së të prekurve.

Për sa i përket faktorëve të riskut ato përfshijnë jetën sedentare, ambientin dhe stilin e jetesës ku alkooli dhe duhani shtojnë mundësitë për ekspozim ndaj sëmundjes. Për këto arsye edhe midis qytetit dhe fshatit ka raporte të ndryshme. “Për gratë e qytetit, armiku kryesor është stresi”.

Deri tani në regjistrat kombëtarë, kryeqyeti mban shifra rekord të rasteve për shkak të numrit të popullsisë, duke lënë pas qytete si Elbasani dhe Ballshi. Mjekët kërkojnë që sensibilizimi të mos kufizohet vetëm në një muaj të vitit. /Klan Plus

Share With:
Translate »
788 Views