Khloe Kardashian humbet 15 kilogram në një muaj pas lindjes së True dhe na zbuloi sekretin
Në më pak se tre muaj, Khloe Kardashian ka humbur plot 15 kilogramë, pas ardhjes në jetë të vogëlushes True Thompson.
“Pasi lindjes së True nuk isha e shqetësuar për të rikthyer trupin në formë. Doja vetëm t’i rikthehesha rutinës sime përpara shtatzënisë, pra gjashtë ditë të javës në palestër. True është 3 muajshe dhe kam rënë shumë kilogramë. Në gjashtë javët e para e kisha të pamundur të bëja stërvitje. Por, që nga ajo ditë, kam humbur 15 kg.” – shprehet në blogun e saj Khloe Kardashian.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” tregon se kombinimi i aktivitetit fizik dhe ushqimi i True-s me gji, janë kombinimi perfekt për të rënë nga pesha.
“Nuk e kam krahasuar asnjëherë veten me gratë e tjera, sepse ky është udhëtimi im. Të jesh e shëndetshme dhe aktive është shumë e rëndësishme për mua. Palestra më ndihmon të heq stresin. Dhe tashmë, kam edhe një beb, të cilës i dedikohem” – përfundoi Khloe Kardashian.