Ja kush do të kujdeset për vogëlushin që mbeti jetim nga ngjarja në Shkodër
Vogëlushi 2-vjeçar ndodhej në gjumë në sedilen e pasme të makinës, kur dy persona qëlluan me breshëri plumbash të ëmën dhe të atin.
Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 01:15 të së dielës, teksa Boran Bercana dhe Silvi Ndoci ndodheshin në makinë, poshtë pallatit ku banonin në Shkodër.
Tezja e vogëlushit dy vjeçar përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale, tregon se ajo do të përkujdeset për të voglin.
“Shpirti jonë i vogël ti kishe një nënë, që nuk e zëvendëson askush vendin e saj. Por tani do kesh 2 tezet dhe nënën që do të bëhen nënë për ty. Ti kishe një baba që çdo ditë të puthte dhe lozte me ty, por tani do kesh dajën që do të zëvendësojë vendin e babait” – shkruan motra e 24-vjeçares Silvi Ndoci.
Ndërsa një tjetër e afërme shkruan: “Shpirti i tezes, mallkuar qoftë ai kafshë, mallkuar qoftë ai që nuk të la ty të gëzoje si të tjerët…”.
Boran Bercana dhe Silvi Ndoci u përcollën mesditën e kësaj të hënë në banesën e fundit. Ceremonia mortore e tyre u organizua në një familje dhe ata u varrosën pranë njëri-tjetrit.