Khloe Kardashian në Cleveland, gati për të lindur

Familja Kardashian do të shtohet shumë shpejtë me një tjetër fëmijë, që do të jetë pikërisht vajza e Khloe. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe duket se të gjithë mezi presin ardhjen e bebit në jetë. 33-vjeçarja me të dashurin e saj Tristan Thompson kanë shkuar në Cleveland, ku do të lindë fëmija i tyre.

Sipas People, Khloe është në Cleveland dhe do të rrijë atje deri sa fëmija të lindë. Ajo po ia del më së miri dhe ndihet shumë e lumtur. Familja e saj do t`i shkojë pranë para se fëmija të vijë në jetë. Siç e ka shprehur dhe më parë, Khloe do që të ketë pranë nënën e saj, kur të vijë momenti i lindjes.

Para pak kohësh çifti organizoi ‘baby shower-in’, në të njëjtën ditë që Tristan kishte ditëlindjen. Fëmija pritet të vijë në jetë në fund të marsit, ose fillim të prillit.

Share With:
Translate »
720 Views