Bella Hadid rrëfen sekretin e saj të fëmijërisë
Modelja 21- vjeçare, Bella Hadid, një nga fytyrat më të njohura në industrinë e modës dhe një prej vajzave me linjat më perfekte.
Në një intervistë për “Cosmopolitan” modelja ka zbuluar një sekret që e ruan nga fëmijëria. E pyetur rreth adoleshencës së saj, Bella është shprehur: “Duke u rritur, unë kam qenë gjithnjë e vetëdijshme për shqetësimet e mia, por nuk e kam kuptuar se mund të bëja diçka për t’i zgjidhur ato. Në adoleshencë kam qenë topolake dhe më pëlqente shumë ushqimi , gjithashtu kam pasur disa probleme me fytyrën, të cilat i kam trashëguar nga babai im. Kam pasur një adoleshencë të mbushur me pasiguri dhe probleme, që moshatarët e mi nuk i kishin. Ushqimi vazhdon të jetë dashuria ime, unë gjithmonë ha shumë dhe pastaj kaloj disa orë në palestër”.
Mesa duket Bella nuk e pëlqen fytyrën e saj, vetullat e saj të holla dhe mollëzat e mëdhaja e bëjnë të duket e madhe në moshë, edhe pse me to ajo na duket shumë e ëmbël. Bella rrëfeu gjithashtu edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrën e saj: “ Në hundë kam kryer ndërhyrje , pasi isha shumë e mërzitur me formën që ajo kishte, fytyra më dukej shumë e madhe dhe buzët nuk binin në sy. Tani jam më e lumtur, e adhuroj hundën time kështu”.
Bella udhëton shpesh për shkak të punës, e përherë i duhet të mbajë me vete produktet më të mira për fytyrën, lëkurën dhe flokët e saj. Gjithsesi, ajo mbetet një prej vajzave më të bukura dhe më simpatike në industrisë e modës.