Khloe Kardashian tregon për herë të parë si duken flokët e saj natyralë dhe duket tjetër njeri

Khloe Kardashian tregoi për herë të parë flokët e saj natyralë në një seri fotosh në palestër të postuara në Instagram. Në foto, Kardashian shihet me flokët e saj kaçurrela, deri në shpatulla.
“Rrallëherë i mbaj flokët e mi natyralë. U ndjeva disi lezetshëm me to (ju lutem mos ma prishni ndjesinë),” -shkroi ajo në postim.

Kjo nuk është hera e parë që Khloe flet për flokët e saj dhe trajtimet që bën për t’i mbajtur ata të drejtë. Kur ishte shtatzënë me True, Kardashian u tha ndjekësve të saj se duhej të hiqte dorë nga trajtimet e saj aq të preferuara.

“Unë kam vite që bëj trajtimin brazilian të flokëve. Por tani që jam shtatzënë nuk mund ta bëj më, kështu që kaçurrelat e mia po rikthehen ngadalë,” u tha Khloe ndjekësve të saj në Snapchat asokohe, duke pranuar se i drejtonte flokët, sepse sipas saj njeriu dëshiron gjithmonë atë që nuk ka.

Ndërsa dje, Kardashian ndau me ndjekësit se i ndali trajtimet për shkak të pandemisë. Mbi një fotografi të saj fëmijë, ku shfaqet me flokë kaçurrela, Khloe shkroi:

“Kam qenë duke bërë trajtime për të drejtuar flokët e mi për vite me radhë. Unë kam bërë trajtime braziliane dhe trajtime të tjera që nga koha kur isha adoleshente. U ndala për shkak të Covid. Në fakt, më pëlqejnë kaçurrelat e mia.”

Nuk e dimë për ju, por ne Khloe po na pëlqen edhe me flokë natyrale.

Share With:
Translate »
151 Views