Në mesin e pesë viktimave: Si u përpoq babai hero të mbronte vajzën nga plumbat e të çmendurit
Një 43-vjeçar dhe vajza e tij 3-vjeçare janë në mesin e pesë viktimave të ngjarjes së rëndë në Plymouth të Anglisë.
Raportimet i referohen Lee Martyn, 43 vjeç si “hero”, pasi u përpoq të mbronte të bijë, Sophie nga plumbat, kur Jake Davison qëllonte papushim me armë, rreth gjashtë minuta më 12 gusht.
Ata janë midis pesë viktimave të vrara nga sulmuesi 22-vjeçar-përfshirë nënën e tij Maxine.
Dëshmitarët panë që Lee i tmerruar vuri krahun rreth Sofisë ndërsa Davison i qëlloi mbi ta në rrugë në Keyham, Plymouth.
“Lee bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur Sofinë,” tha një dëshmitar. Miqtë, familja dhe fqinjët kanë nderuar babanë dhe vajzën, përcjell abcnews.al.
Është kaq e tmerrshme. Ata ishin një familje e përsosur. Nga ata që shihni në reklama. Nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Sophie ishte vajza e vogël, e lezetshme. Pra, kaq bukuroshe. Kjo është absolutisht shkatërruese. Davison shkatërroi diçka kaq të bukur kur vrau Lee dhe Sophie, ” tha një fqinje.
Lee po shkonte në shtëpi me vajzën e tij Sophie kur Davison i ktheu shikimet mbi ta dhe tërhoqi këmbëzën.
Gruaja e tij e shqetësuar Becky, 42 vjeç, një infermiere e kujdesit intensiv që ka ndihmuar viktimat e Covid, u ngushëllua mbrëmë nga miqtë.
Burri dhe vajza e saj u dërguan në Spitalin Derriford të qytetit ku ajo punon, por nuk dihet nëse ajo ishte në detyrë.