Kim Kardashian me këtë video sapo e konfirmoi se do të bëhet nënë për herë të tretë
Në familjen Kardashian/Jenner do të vijnë në jetë tre fëmijë. Prej kohësh përflitej se Kim do të bëhej nënë për herë të tretë në janar të vitit 2018, por ajo asnjëherë nuk e kishte pranuar.
Në episodin e ardhshëm të serialit “Keeping Up With Kardashians”, Kim ka gjetur mënyrën më të mirë për të konfirmuar lajmin se do të bëhet nënë sërish.
Gjatë një bisede me motrën e saj Khloe, e cila edhe ajo është shtatzënë, Kim e ka pyetur “Gjeje çfarë”?
“Shtatzënë”? Bingo”-i është përgjigjur Khloe.
Kim shumë e lumtur është shprehur se fëmija i tretë do vijë në jetë së shpejti. Ylli i serialit në fakt nuk mund të mbetej sërish shtatzënë, pasi doktorët ia kanë ndaluar pasi mund të rrezikojë jetën. Një nënë surrogate, po mban në barkun e saj fëmijën e Kim dhe Kanye.