Kim Kardashian merr letrën prekëse nga gjyshja me burgim të përjetshëm

Kim Kardashian ka marrë letrën prekëse nga gjyshja e dënuar me burg të përjetshëm, për të cilën po lufton që ta nxjerrë jashtë hekurave.

Ylli i reality show bëri një takim me presidentin Trump për të bërë një marrëveshje rreth rastit të Alice Johnson që ka 20 vite në burg pasi u kap me drogë. Nuk dihet ende vendimi që ka marrë lideri për këtë çështje, ndërkohë që Kim ka zbuluar për të gjithë letrën që mori nga gjyshja 62-vjeçare.

“Isha duke u mbytur kur më dhe një xhaketë shpëtimi dhe shpresën që një ditë mund të jem jashtë. Jam aq e përulur nga ajo që po bën dhe ke bërë deri tani për mua. Unë besoj se historia do të tregojë se Kim Kardashian pati kurajon të mbajë një qëndrim kundër magazinimit njerëzor”, shkruhet në një pjesë të letrës nga Alice.

Kujtojmë se gjyshja është në këtë gjendje pasi pati vështirësi ekonomike dhe u bë pjesë e një grupi kriminel, por kjo nuk është shkelje e dhunshme.

Share With:
Translate »
995 Views