Kini kujdes: Loja e rrezikshme mbërrin në Shqipëri, 5 fëmijë bëhen pre e saj

Loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”, e njohur dhe si “Cursed Goofy” ka mbërritur në Shqipëri. Kjo lojë, që ka si personazh një njeri të veshur me maskë qeni, iu kërkon përdoruesve të kryejnë sfida të ndryshme që mund t’i çojnë deri në vetëvrasje.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe iu dërgojnë mesazhe fëmijëve në rrjete sociale. Nëse ato refuzojnë të luajnë, atëherë përdëruesi i kërcënon se do bëjë publik informacionin e tyre person.

Kjo lojë mund të zgjasë 50 ditë, me 50 sfida të ndryshme. Sfida e fundit mund t’i cojë lojtarët deri në vetëvrasje. Këto përdorues anonimë janë të pranishëm dhe në Shqipëri. Brenda një jave 5 fëmijë kanë kërkuar ndihmë nga specialistët pasi janë bërë pre e saj. Ato janë kontaktuar nga një adresë në Instagram, e cila më pas është mbyllur.

5 sinjalizimet e para kanë mbërritur në Linjën Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë, Alo 116. Në një intervistë për “Tv Klan”, drejtori i linjës Mirgit Vata është shprehur se fëmijët janë kryesisht të grupmoshave 10-16 vjeç.

“Bëhet fjalë për një adresë që është në Instagram. Fëmijët janë kontaktuar nga e njëjta adresë. Disa biseda janë bërë në shqip, disa biseda janë bërë në anglisht. Janë të grupmoshës 10 deri 16 vjeç që na kanë sinjalizuar. Shumë na kanë telefonuar edhe për të pyetur se si mund të mbrohen në rast se kontaktohen nga një person, i cili “është” Jonathan Galindo”, tha ai.

Lidhur me çështjen në fjalë, psikologia Moza Sula tha për “Tv Klan” se duhet treguar shumë kujdes me fëmijët dhe të vihet re nëse kanë ndryshuar diçka në ushqim, në rutinën ditore apo nëse mbyllen në vetvete.

Minuti 10:10 në video:

Share With:
Translate »
537 Views