Kirurgu kryen synetllëkun më të tmer rshëm në karrierë

Një kirurg me eksperiencë i preu organin gjenital një 3-vjeçari, në tentativë për të kryer rrethprerje. Ngjarja e rëndë ndodhi në Malacacheta të Brazilit muajin e shkuar, ndërsa kirurgu pësoi atak kardiak pak ditë pas ngjarjes.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, Alberthy Camargos, babai i të miturit tregoi se e kishte zbuluar çfarë kishte bërë Dr Pedro Abrantes, kur infermierja po i ndërronte fashën.

“Ishte pak orë pas ndërhyrjes. Kur ngritën garzën nuk kishte penis të dukshëm. U çmenda dhe rashë përtokë. Kalova në gjendje shoku. U përpoqa të ngrihesha, por isha i paralizuar dhe u desh ndërhyrja e infermiereve. Doktori më siguroi se gjithçka ishte normale. Ai më tha se kishte hequr lëkurën e tepërt dhe se penisi do të rishfaqej në 10 ditë”.

“U ndjeva i neveritur nga përgjigja. Po më trajtonin si budalla dhe humba tërësisht besimin tek stafi mjekësor. E dija vetëm duke e parë çfarë kishin bërë dhe mjaftonte e qara e tim biri për të kuptuar se ndërhyrja kishte shkuar keq dhe se trupi i tim biri ishte gjymtuar”, tregoi i ati i 3-vjeçarit.

Një zëdhënës i spitalit në fjalë tha se për ngjarjen kishte nisur një hetim i brendshëm. Ndërsa një zyrtar i Shëndetësisë tha se kirurgu kishte një karrierë të gjatë prej gati 30 vitesh dhe se deri më sot nuk kishte pasur asnjë ankesë për punën e tij.

Share With:
Translate »
500 Views