Kishte abortuar por donin të kishin një fëmijë, Mihrie Braha surprizon Naimin në emision: Do të bëhesh baba!

Shakaja e 1 prillit për këngëtarin Naim Abazi ka qëlluar jo vetëm e papritur por në një farë mënyre edhe  pak zhgënjyese.

Mihrie Braha  i kishte dërguar një letër bashkëshortit në emisionin “1 Kafe me Labin”  ku i thoshte se pas shumë vitesh ai do të bëhej baba për herë të dytë.

“Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, ndërsa ti do të bëhesh baba.”- shkruhej në letër e cila shoqërohej nga një foto e Mihries e cila prekte me dorë barkun e saj.

Naimi ka buzëqeshur dhe është shprehur i lumtur:

“Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet. Në 2004 unë kam qenë në emision kur Mihria ka bërë një abort. E kemi përjetuar shumë rëndë. Kjo tani është një gëzim shumë i madh, nuk mund ta përshkruaj, është e jashtëzakonshme dhe nuk e di a e di Platori. “,- rrëfeu ai.

Por kjo ka qenë vetëm një shaka 1 prilli e ideuar nga ana e Labinot Gashit dhe stafit. Naimi e ka përballuar mirë edhe pse ashtu si padashur ka treguar se në fakt ata  e kanë diskutuar një gjë të tillë me njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
1038 Views