Pse të gjithë po thonë se Harry nuk është djali i Charles-it?

Atësia e Princ Harry-t të pestit në fronin mbretëror të Anglisë, është disktutuar gjithmonë. Ligjërisht ai është djali i Princit Charles, por zërat ekzistojnë prej vitesh. Shumë, janë të bindur që Harry është djali i instruktorit të kalërimit të Dianës. Zotëria quhet James Hewitt.

Ata që e nxorën dhe e besojnë këtë teori konspirative nisen nga ngjashmëria mes të dyve, sidomos në look dhe flokët e kuq.
Që Diana nisi një lidhje në 1986-n me instruktorin e kalërimit, James, është fakt. Thuhet se lidhja ka nisur 2 vite pas lindjes së Harry-t dhe zgjati 5 vjet. Vetë Diana e ka pranuar tradhtinë në 1995-n në një intervistë për BBC.

Për këtë lidhje ka folur edhe truproja i Dianës në librin e tij. “Ata takoheshin në shtëpinë e mamasë së James”, shkruan ai.

Të gjithë ata që i besojnë këto teori kanë nxjerrë edhe disa foto ku e krahasojnë Harry-n me Charles dhe James. Ja shikojini njëherë.

 

Share With:
Translate »
1178 Views