Kishte dhimbje,12-vjeçarja sjell në jetë djalin e saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një vajzë vetëm 12-vjeçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

E mitura, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, i përket komunitetit rom, ndërsa babai i foshnjës së porsalindur është një 20-vjeçar.

Ajo nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzanë, ndërsa u shtrua në spital pas nisjes së kontraksioneve.

12-vjeçarja nga qyteti Rivne punonte në një Landfill për të siguruar bukën e gojës.

Ishte roja e Landfillit që lajmëroi ambulancën për ta dërguar në spital të miturën, pasi ajo nisi të bërtasë nga dhimbjet.

Vajza u dërgua në maternitetin, ku mjekët e ndihmuan atë për të lindur.

Mjekët thanë se procesi i lindjes ishte i vështirë dhe zgjati rreth 10 orë.

Doktoresha Olena Sadova tha për mediat lokale:

Një fëmijë lindi një fëmijë. Jam akoma e tronditur thellë kur mendoj për këtë gjë. Vajza shtatzënë e frikësuar dhe nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte me të. Procesi zgjati dhjetë orë dhe ishte emocionalisht e vështirë për të gjithë. Të gjithë qamë më pas.”
Fatmirësisht procesi i lindjes u shoqërua pa komplikime, ndërsa foshnja e gjinisë mashkullor peshonte 3 kilogramë.

Zv/drejtoresha e spitalit, Galina Kovaleva tha:

Vajza shqetësohet shumë për të porsalindurin. Ajo vazhdimisht vjen për të kontrolluar djalin e saj. Ajo dëshiron ta ushqejë atë, por i porsalinduri ka një defekt lindjeje dhe nuk mund të ushqehet me gji.”
Të afërmit e vajzës duan ta marrin në vendin ku jetojnë, pranë landfillit, por stafi mjekësor nuk ka pranuar të aprovojë kërkesën e tyre.

Ata e kanë raportuar çështjen në polici dhe tek shërbimet sociale.

Familja e madhe rome jeton në një shtëpi të ndërtuar nga mbeturinat e gjetura në Landfill.

Komuniteti jeton në kushte të tmerrshme higjieno-sanitare dhe fiton para duke mbledhur skrap.

Policia ka shpallur në kërkim babain 20-vjeçar të foshnjës i cili akuzohet për marrëdhënie me të mitur.

Nëse gjykata do ta shpallë fajtor, ai rrezikon deri në 8 vjet burg.

Shërbimet sociale po kujdesen për vajzën 12-vjeçare dhe foshnjëne saj.

Share With:
Translate »
389 Views