Kjo është arsyeja se përse Princi George dhe Princesha Charlotte vishen me stilin e vjetër

Mund t’ju ketë bërë gjithmonë përshtypje se përse Princi George dhe Princesha Charlotte vishen gjithmonë me stilin e vjetër. Shumë kush prej nesh, ka të drejtë të mendojë se kjo është një veshje e cila është e parashikuar në protokollin e familjeve mbretërore. Por nuk është kështu. Kate Middleton, Dukesha e Cambridge-it,  gjithmonë i ka veshur fëmijët e saj në mënyrë tradicionale, për të mos tërhequr shumë vëmendjen e mediave. Një tjetër arsye shumë e fortë, që jo të gjithë e dinë, është se veshjet tradicionale e bëjnë foton “të pakohëshme”. Vetë stilistja, e cila kujdeset  për dukjet e Princit dhe Princeshës së vogël, tha se veshja tradicionale, e largon faktin e kontekstit kohorë dhe e bënë atë të pakoshme. “Rrobat që unë i krijoj për ata, bëhen mbi faktin që femijët të vihen në plan të parë dhe jo dizajnimi apo kombinimi i tyre. Veshja tradicionale, e largon faktin e kontekstit kohorë, kështu që ajo fotografi qëndron e pakohshme. Por, mendoj që Kate dhe William, kanë marrë  këtë vendim që t’i veshin fëmijët në mënyrë klasike që të mos tërheqin dhe shumë vëmendjen e mediave”, u shpreh  Riley. Gjithsesi, arsyeja kryesore, pra që të mos tërheqin vëmendjen e mediave, duket se nuk qëndron dhe shumë, pasi në çdo dalje publike të familjes mbretërore, Princi George dhe Princesha Charlotte ia dalin të jenë në qendër të vëmendjes pavarësisht rrobave që kanë veshur, sepse janë kaq të mirë.

Share With:
Translate »
649 Views