Kjo është e diela e saj, Majlinda Bregu poston foton e rrallë me të birin

Për sa kohë jemi ende në pikun e sezonit veror, ku përgjithësisht politika e “merr pushim” në këtë periudhë, për të filluar me më shumë ritëm në shtator, atëherë kur rindizen motorët në thuajse çdo sektor, me sa duket nuk bën përjashtim nga rasti as ish-deputetja e njohur Majlinda Bregu.

Posti i lartë politik që ajo fitoi pak kohë më parë, do të jetë angazhimi më prioritar i saj në aspektin profesional, por pa tejkaluar edhe aspektin familjar. Shpesh e kemi parë aktive në rrjetet sociale përmes fotosh të ndryshme me të bijën, apo edhe dy motrat e saj.

Ndërsa sot, këtë diel të fundit të korrikut, mes vapës përvëluese, Majlinda ka preferuar detin si argëtimin e fundjavës, dhe për herë të parë ajo poston një foto kaq të bukur me të birin e saj. Fotoja flet vetë, ndaj fjalët janë të pakta. “Dashni”, vetëm kaq ka shkruar ajo në dixhiturën shoqëruese të fotos.

Dashni❤️?

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu) on

Share With:
Translate »
608 Views