Kjo është historia tragjike e nënës së 3 fëmijëve që u dëbua nga SHBA: Jam në gjendje shoku

Një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve sjell për “Daily Mail” historinë e saj të deportimit nga SHBA pas 18 vitesh qëndrimi në atje. Ajo ka rrëfyer për dhimbjen dhe shkatërrimin që i ka sjellë ndarja nga fëmijët e saj të mitur.

Quhet Cile Precetaj dhe është 46 vjeç. Nuk ka pasur rekorde kriminale dhe gjatë gati 2 dekadave ajo luftoi kundër largimit të saj. Ndërkohë ajo ndihmonte në menaxhimin një restoranti në Michigan së bashku me bashkëshortin e saj.
Autoritetet e emigrimit në SHBA vendosën që ajo duhet të largohej pasi i kishte ezauruar të gjitha të drejtat e saj për kërkuar qëndrimin në SHBA dhe i ishin refuzuar. Në intervistën e dhënë për Daily Mail, ajo ka zbuluar se vajza e saj është duke i shkruar, Zonjës së Parë, Melanie Trump duke i kërkuar mëshirë.

“Jam ende në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj që më kanë sjellë në vendin që e lashë ku kisha frikë të jetoja. Fëmijët e mi janë me milje larg dhe unë nuk e di nëse do t’i shoh ndonjëherë sërish. Si mundet që një vend të ndajë nënën nga fëmijët e saj? Si mundet ta bëjnë këtë?

Cile Precetaj 40 of Troy packs Monday with children Migena Gojcaj 6 and Martina 4
Gruaja e Presidentit Trump, Melanie ishte një emigrante në një vend të ndërtuar nga emigrantët. Përse ata ia bëjnë këtë një nëne që e dashuron atë vend dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar? Shkova në SHBA për një jetë më të mirë”.

“Fle vetëm 2 orë çdo natë. Zgjohem dhe mendoj për fëmijët dhe se si ata ndihen. Nuk jam ndarë kurrë prej tyre. As edhe një ditë të vetme. Ja ku jam tani mijëra milje larg tyre. Jeta ime dhe e fëmijëve të mi u kthye përmbys”.
“Daily Mail” ka ardhur deri në Gradec, një fshat të Shkodrës që mban rreth 3 orë me makinë nga Tirana. Ajo u rikthye në fshatin ku u rrit pa pasur mundësi të përshëndesë bashkëshortin e saj Pete Gojcaj dhe 3 fëmijët: 16-vjeçarin Marash, 10-vjeçaren Megan dhe 8-vjeçarin Martin.

article 2517612 19D0B54200000578 311 634x422

Bashkëshorti e mësoi nga një telefonatë e shkurtër që ajo i bëri në një ndalesë në Gjermani në kthimin për në Shqipëri. Tani Cile po qëndron në shtëpinë e një kushëriri të saj, larg nga jeta që bënte në SHBA. Pas 18 vitesh në SHBA ajo mundi të marrë me vete vetëm një valixhe të vogël. Thotë se një gjë e çmuar që mban me vete është një shall i dizenjuar sipas flamurit amerikan.

Share With:
Translate »
721 Views