Kjo gjë po ndodh më shpesh tek gratë e sotme shtatzëna sesa tek nënat e tyre

Rritja e depresionit tek nënat e reja të sotme mund të lidhet mendryshimin e roleve në punë dhe vështirësia e arritjeve të ambicieve ditëve të sotme, thanë hulumtuesit.

Gratë e reja kanë 51 për qind më shumë gjasa se nënat e tyre që të përjetojnë depresion dhe ankth gjatë shtatzënisë, sugjeron një studim i ri.

Një projekt unik ka studiuar gratë gjatë shtatzënisë së tyre në vitet 1990, dhe tani bijat e tyre kur po bëhen nëna, kanë zbuluar rritjen shqetësuese të problemeve të shëndetit mendor midis gjeneratave.

Një e katërta e grave që mbeten shtatzëna para moshës 24 vjeçare shfaqin “simptoma të larta depresive” krahasuar me 17 përqind në grupin origjinal, zbuloi ekipi nga Universiteti i Bristol.

Autorët thanë se kjo mund të jetë për shkak se më shumë gra janë tani të punësuar sesa 25 vjet më parë dhe mund të kenë shqetësime se si shtatzënia do të ndikojë në të apo në jetën e tyre personale.

Share With:
Translate »
703 Views