Kjo u shpall ‘Fotografia e Vitit’ dhe mesazhi që përcjell është kaq i fuqishëm

Një fotografi prekës i dy personave të përqafuar për herë të parë pas pesë muajsh për shkak të pandemisë globale, është shpallur fituese e konkursit World Press Photo 2021.

Fotografi danez, Mads Nissen, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin prestigjioz gjatë një ceremonie në internet të organizuar në Amsterdam.

“Imazhi fitues ka emocionuar njerëzit në të gjithë botën si askush tjetër”, tha juria.

Fotografia fituese, e quajtur “Përqafimi i parë”, tregon brazilianen Rosa Luzia Lunardi, 85 vjeç, ndërsa infermierja Adriana Silva da Costa Souza e përqafon atë në një azil pleqsh më 5 Gusht 2020.

Infermierja mban një veshje plastike që i lejon ato të përqafohen pa kontakte fizike. Ndërsa përqafohen, pelerina hapet nga jashtë, duke e bërë infermieren të duket si një engjëll.

“Mesazhi kryesor i imazhit është dashuria dhe dhembshuria”, tha fotografi Nissen.

Juria e quajti imazhin “një ikonë”, duke thënë se “përmblodhi pandeminë COVID-19”.

Share With:
Translate »
153 Views