Kjo vogëlushe sot është shumë e famshme dhe ju e njihni të gjithë

Ajo është një prej vajzave më të famshme në Hollywood, e cila është po aq sa e pëlqyer edhe e urryer. Është diskutuar shumë për famën e saj, nëse e ka të merituar apo jo. Ajo ka eksperimentuar në aktrim dhe këngë, por nuk është pritur dhe aq mirë nga një pjesë e madhe e publikut. Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar të arrijë të bëhet e njohur në gjithë botën.

Bëhët fjalë pikërisht për Paris Hilton, e cila ka zgjedhur që të ndajë më 8.5 milionë ndjekësit në Instagram, foto të para shumë viteve. Paris është bërë nostalgjike dhe ka postuar vazhdimisht ditët e fundit foto nga fëmijëria. Ajo që bie shumë në sy në këto foto është ngjashmëria me nënën e saj kur ka qenë e re.

Për një gjë nuk kemi dyshim, Paris ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël. /Revista Class

Share With:
Translate »
569 Views