Njihuni për herë të parë me “nënën zëvendësuese” të fëmijës së Kim Kardashian

Lajmi që Kim Kardashian nuk do ta lindte vetë fëmijën pushtoi gjithë mediat dhe pati diskutime të shumta. Për arsye shëndetësore ajo zgjodhi që vajzën ta lindte dikush tjetër, duke mos hequr dorë nga të bërit nënë për herë të tretë.

Ellen DeGeneres ka zgjedhur që të risjellë për publikun episodin e “Keeping up with the Kardashians”, ku Kim prezanton me familjen, nënën zëvendësuese të fëmijës së saj. Videon komike Ellen ka arritur ta realizojë në mënyrë perfekte duke bërë pjesë në episod veten, në vend të nënës zëvendësuese. Ellen ka përdorur një paruke dhe një bark fals, dhe me humorin që e karakterizon arriti të argëtojë pa masë publikun.

Më poshtë mund të shikoni videon komike, qeshni dhe ju bashkë me të.

 

Share With:
Translate »
617 Views