Kledi Hysa përballë Evi Reçit: Nga sjellja si baba te numri i fëmijëve që do të kenë
Njësoj si partnerja e tij, edhe Kledi Hysa do të përjetojë për herë të parë ndjesinë e të bërit prind dhe emocionet si baba. Në një bisedë të sinqertë përballë Evi Reçit në podcast-in e saj, “Mami Evita”, ai ndan me të mendimet rreth bebit, përfytyrime e plane.
Rezulton se Kledi do të jetë një baba që s’i trembet kujdesit për bebin, shtatzënia e Evit s’është aspak shqetësuese për të dhe dëshiron të kenë dy fëmijë.
-A do të jesh baba që do të ndërrosh panolinat, do ta lash, do ta ushqesh?
Kledi Hysa: Absolutisht. Unë do të bëj çdo gjë sa i përket për të mirën e djalit, për të mirën tënde dhe për familjen tënde, s’bëhet fjalë. Nëse unë di ta bëj mirë, po.
-Si po të duket deri tani shtatzënia ime?
Kledi Hysa: Nga njëra anë jam i lumtur që kemi këtë largësinë, nga ana tjetër më mungon të jem afër teje se e shikoj që ke nevojë, e shikoj që të jap qetësi e çdo gjë dhe çdo gjë që është për të mirën tënde dhe për të mirën tonë, unë kam shumë dëshirë të jem pranë teje. Më bëhet qejfi që djali po rritet shumë mirë, më bëhet qejfi që ti je shumë e qetë me gjithë gjërat që po dëgjojmë, emocionet, ushqimi etj, jam shumë i lumtur që deri më tani s’kam asnjë shenjë të zezë në fytyrë kështu që jam në rregull.
-Sa fëmijë do të bësh?
Kledi Hysa: Tani një është pak dhe dy janë shumë për kohën që jetojmë, por do të doja shumë që dy fëmijë. Nuk dua që të jem egoist dhe dua që ta ketë një partner sepse edhe unë jam shumë i lumtur që kam një motër dhe janë disa gjëra që me motrën apo vëllain, ndan disa gjëra që nuk i ndan asnjëherë me prindërit, edhe me shoqërinë e sotme se ka ndryshuar edhe koha. Por kur del një partner që mund ta quash motër, vëlla, një shok për jetën, më mirë dy fëmijë.