Koleksioni i ri i kukullave Barbie për Lojërat Olimpike nuk pritet mirë nga njerëzit për një arsye të vetme

Kukullat e njohur Barbie kanë nxjerrë koleksionin e ri për Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”, por ka marrë kritika të shumta. Kompania e lodrave që prodhon kukullat Barbie, bashkëpunoi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e “Tokyo 2020” për të publikuar një linjë të re kukullash të krijuara posaçërisht për Lojërat Olimpike.

Koleksioni përfshin pesë kukulla që pasqyrojnë pesë sportet e reja që u shtuan në programin olimpik këtë vit, ku përfshihet bejsboll/softball, ngjitje sportive, karate, skateboarding dhe sërf.

“Tokyo 2020 është një ngjarje monumentale që bashkon botën përmes sportit dhe frymëzon tifozët e të gjitha moshave. Koleksioni Tokio 2020 nderon këto sporte dhe frymëzon një brez të ri përmes shpirtit olimpik dhe traditës së shquar atletike”, u shpreh në një deklaratë kompania e produhimit të kukullave.

Njerëzit kritikojnë koleksionin Tokio 2020 të kukullave Barbie

Njerëzit kritikojnë koleksionin Tokio 2020 të kukullave Barbie

Por pavarësisht gjithë përpjekjeve për të nxjerrë në pah diversitetin dhe gjithëpërfshirjen, shumë njerëz kanë kritikuar mungesën e një kukulle Barbie aziatike.

Të shumtë janë përdoruesit që pyesin sesi Mattel mund të harrojë të përfshijë një Barbie aziatike për Lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio.

“Mattel i bën #aziatikët të padukshëm teksa shpall ‘linjën më të larmishme të kukullave’, duke theksuar një vend aziatik, duke shfaqur #Barbie me uniformë të karatesë japoneze dhe duke e cilësuar secilën kukull si ‘zyrtare të Tokyo 2020′” shkroi artistja vizuale japonezo-amerikane Drue Kataoka në Twitter.

Share With:
Translate »
110 Views