Njihuni me pseudonimet e veçanta të Familjes Mbretërore, si e thërrasin njëri tjetrin me përkëdheli

Vetëm sepse ata janë anëtarë  të familjes mbretërore, nuk do të thotë se ata nuk kanë pseudonime për njëri-tjetrit brenda shtëpisë. Pra, si çdo familje e zakonshme, këto familje mbretërore britanike kanë pseudonime (disa më krijuese se të tjerat). Për shembull, a e dini se Princi Filip e quante Mbretëreshën Elizabeth “Lakër?” Po, mos u çudisni!

MBRETËRESHA ELIZABETH: Nofkat: Lakra, Gan-Gan, Gary
Nga të gjithë anëtarët e familjes mbretërore në këtë listë, Mbretëresha Elizabeth ka më shumë pseudonime. Ne do të fillojmë me emrin e dashur të dhuruar nga burri i saj i ndjerë, Princi Filip.

Ai e quajti Madhërinë e saj “Lakër”. Ne e mësuam për herë të parë këtë fakt argëtues gjatë filmit të 2006-ës “The queen”, para se të konfirmohej më vonë nga ata pranë familjes.

 

Madhëria e saj gjithashtu thërritet “Gan-Gan” nga stërnipi i saj, Princi George. Në një intervistë me ITV nga 2016, Kate Middleton zbuloi se djali i saj filloi të përdorte këtë pseudonimin në moshën dyvjeçare.

Sa i përket pseudonimit “Gary”, duket se William e kishte të vështirë të thoshte “gjyshe” (Grany) kur ishte e vogël. Sipas Daily Mail, ndërsa përpiqej të thërriste mbretëreshën, doli emri Gary.

PRINC WILLIAM: Nofkat: Will, Wombat, Babe

Duka i Kembrixhit kishte pseudonimin e fëmijërisë “Wombat”, i cili ju dha nga mamaja princesha Diana. Në një intervistë të vitit 2007 me NBC, William pranoi se emri ka mbetur prej saj.

“Filloi kur isha dy vjeç. Më është thënë, sepse nuk mbaj mend aq larg, por kur shkuam në Australi me prindërit tanë dhe pamë wombat, kafshën vendase e cila quhet kështu. Në thelb më thirrën si ajo, jo sepse dukem si një wombat, por ndoshta dhe dukem, ku i dihet”.

 

Dhe pastaj është “baby, mënyra se si e thërret Kate me përkëdheli të dashurin e zemrës.

KATE MIDDLETON: Pseudonimet: Kate
Princi Harry ka një pseudonim krejt rastësor për kunatën e tij që ai përdori në një sërë rastesh, sipas një interviste që Kate bëri në 2017 me BBC Radio 1. Emri Kat në fakt është shkurt për Catherine.

MEGHAN MARKLE: Pseudonimet: Meg, Tungsten(Çelik)
Harry është padyshim mjeshtri i pseudonimeve, sepse ai ka një të ëmbël (dhe krejtësisht normale) për gruan e tij Meghan Markle. Shkurtimin e emrit të saj nga Meghan në Meg!

Ne gjithashtu kemi dëgjuar thashetheme se Princi Charles ka një emër për nusen e tij-“Tungsten”. Sipas Cosmo, Princi i Uellsit i dha Markle pseudonimin, pasi ai e krahasoi personalitetin e saj të ashpër me metalin.

 

PRINCESHA CHARLOTTE: Pseudonimi: Lottie
Në vitin 2019, ndërsa ishte në Irlandën e Veriut, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit përshëndetën dashamirësit në turmat që ishin mbledhur për t’i takuar. Kur Kate foli me një nga të pranishmet aty dhe e pyeti për djalin e saj, i cili ishte 4 vjeç, ajo i tha: ”Oh, ai është në të njëjtën moshë me Lottie”, duke ju referuar vajzës së saj, Charlotte.

ARCHIE HARRISON MOUNTBATTEN-WINDSOR: Nofkat: Arch, Bubba, Kungulli i Vogël! Të gjithë emrat e mësipërm iu vendosën Archie nga prindërit e tij Meghan Markle dhe Princi Harry.

Share With:
Translate »
156 Views