Komenti i Adisit thotë gjithçka për marrëdhënien e tij me Adrolën

Adrola Dushi është komentuar kohët e fundit jo vetëm për karrierën e saj në Amerikë por edhe për marrëdhënien me babain e djalit të saj. Është aluduar shpesh që çifti Adrola – Adis janë ndarë por ky konfirmim nuk ka ardhur asnjëherë nga të dyja palët. Madje, në daljet e saj të fundit në televizion, Adrola ka dëshiruar të mos flasë për këtë situatë të jetës së saj. 
Por në një foto të Adrolës e cila shfaqet duke u puthur me të birin, komenti i Adisit duket se tregon gjithçka për marrëdhënien e tyre.  Sido që të jenë gjërat, e rëndësishme është që Troi ka dy prindër që mirëkuptohen! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1397 Views