Ndërron jetë nga covid-19, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti që humbi jetën një javë më parë

Ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin Covid 2 dhe fatkeqësisht nuk ia doli kundër betejës ndaj Covid-19.

Të afërmit e familjes të tronditur nga humbja e dyfishtë kanë bërë dhe reagime në rrjetet sociale.

Kujtojmë se i riu Qamil Seiti ndërrkoi jetë një javë më parë. Ai ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Share With:
Translate »
638 Views