Konfirmohet nga Pallati Mbretëror, në mungesë të babit ky do jetë shoqëruesi i princeshës së ardhshme

Pallati Mbretëror njoftoi sot se babai i Princ Harry do të ketë një rol shumë të rëndësishëm këtë të shtunë: Meghan Markle i ka kërkuar Lartmadhërisë së Tij; Princit të Uellsit që ta shoqërojë në altar ditën e dasmës. Princi i Uellsit është i kënaqur që mund ta mirëpresë znj. Markle në familjen mbretërore në këtë mënyrë. 

Babai i aktores, Thomas Markle, ishte konfirmuar që do t’a shoqëronte të bijën në altar, por të hënën, ai zbuloi se kohët e fundit kishte pësuar një atak në zemër.

Share With:
Translate »
551 Views