Konsumimi i tepërt i ushqimit gjatë shtatzënisë rrit shanset që fëmija të përballet me mbipeshën

Konsumimi i tepërt i ushqjmit gjatë shtatzënisë rrit shanset që fëmija juaj të jetë në mbipeshë në vitet e ardhshme, tregon një studim i ri.

Dr.David Ludwing, Dr. Heather Rouse dhe Dr. Janet Currie analizuan të dhënat e 42 mijë e 133 grave pjesëmarrëse dhe 91,045 fëmijëve të tyre shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta

Ekipi krahasoi të dhënat nga shtimi në peshë i nënave gjatë shtatzënisë si dhe indeksin e masës trupore të mbledhura nga fëmijët e tyre vite më vonë.

Duke ekzaminuar këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të merrnin për bazë edhe gjenetikën.

Studiuesit spekuluan se dy fëmijë me të njëjtët prindër, duke u rritur në të njëjtën shtëpi dhe duke ngrënë të njëjtin ushqim, mund të kenë rreziqe të ndryshme për obezitetin, bazuar në peshën e shtuar të nënës së tyre gjatë çdo shtatzënie.

Rezultatet e studimit konfirmuan atë që Ludëig kishte parë tashmë.

Kur një nënë e ardhshme konsumon ushqim të tepërt, qarkullimi i gjakut të saj ngopet me kalori të tepërta, të cilat i arrijnë fëmijës së saj së bashku me të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten fëmijës.

Megjithëse, mekanizmi i saktë është ende i panjohur, nëntë muaj ekspozim ndaj një diete tepër të pasur e programon trupin e fëmijës që të mbajë kalori si i rritur, duke e bërë atë më të prirur për të qenë në mbipeshë.

Share With:
Translate »
19 Views