Përdhunoi nipin 8-vjeçar, arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e B.K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Burime zyrtare të policisë thonë se “ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar”.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
17 Views