Konsumimi i verës mund të rrisë shanset për të mbetur shtatzënë

Zonja, mbani shënim! Pirja e një gote verë të kuqe në javë mund të rritë ndjeshëm shanset e shtatzënisë. Rezultatet e një studimi të fundit të Washington University në USA, janë premtuese për të gjitha nënat që pijnë verë të kuqe.

I gjithë ekipi studioi 135 gra nga mosha 18 deri në 44 vjeç, tek të cilat u vu re me imtësi konsumi i pijeve alkoolike dhe sidomos verës së bardhë dhe të kuqe për çdo muaj. Po ashtu, studiuesit përdoren skanera me ultratinguj për të numëruar folikulat e çdo gruaje dhe numrin e vezëve që kishte.

Sipas studimit, të gjitha gratë që konsumonin më shumë se pesë gota në muaj kanë më shumë shanse për të mbetur shtatzënë, raporton ‘The Times’.

Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se vera e bardhë dhe birra nuk jepnin të njëjtin rezultat si vera e kuqe.

Share With:
Translate »
912 Views