Ndodh në Shqipëri, babai nuk ç’regjistron dot djalin e vdekur para 19 vitesh

Emisioni BOOM solli denoncimin e zotit Zihni Vojka, banues në Sukth, i cili prej 19 vitesh ka një problem që ende nuk ka marrë zgjidhje.

Në vitin 1999, Zihniut i vdes në spital djali 4 muajsh. Në datën 15.05.1999 foshnja, Mariglen Vojka, del nga spitali i vdekur.

Pas disa muajsh, i ati shkon tek Gjendja Civile për të ç’regjistruar djalin por aty i thonë se ka kaluar afati që duhet të bënte çregjistrimin.

Ka 19 vite që djali i zotit Zihni ka humbur jetën, por ende në certifikatën familjare rezulton i gjallë.

Denoncimi: E kam shtruar fëmijën në spital në vitin 1999 dhe ai ka jetuar 4 dite dhe ka vdekur. Shkova që ta çrregjistroj dhe me nxjerrin probleme dhe më thonë që ke korigjuar skedën e vdekjes, dhe unë duhet të shkoj në gjykatë, pse duhet të shkoj unë në gjykatë?

BOOM shkoi tek Zyra e Gjendjes Civile të Njësisë Administrative Sukth.

Punonjësja thotë se e njohin si problem por çrregjistrimi nuk bëhet me fotokopjen e skedës së vdekjes pasi duhet origjinalja. Për më tepër çrregjistrimi duhet të bëhet vetëm me vendim gjykate. /Ora News

BOOM: Babai nuk çregjistron dot djalin e vdekur para 19 vitesh…

BOOM: Babai nuk çregjistron dot djalin e vdekur para 19 vitesh (pjesa e dytë, 2 nëntor 2017)Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-babai-nuk-cregjistron-dot-djalin-e-vdekur-para-19-vitesh/

Posted by Ora News on Thursday, November 2, 2017

Share With:
Translate »
913 Views