Tian 6-muaj, fotot janë më të bukura nga sa i keni imagjinuar
Na kishte munguar, por e dinim që rikthimi do të ishte në një mënyrë të veçantë. Tian sot bën gjashtë muaj dhe mami Tuna ka menduar ta fiksojë përgjithmonë një moment të tillë kaq të rëndësishëm. Në profilin e saj në instagram shohim një foto mjaft të realizuar, ku duket Tian mbi një xhez, me një buzëqeshje të madhe në fyryrë, a thua se po sheh nga e ardhmja e tij, dhe është i ndërgjegjshm që ka dy prindër artistë. Ndërsa më emocionuesi është mesazhi i mami Tunës në të cilin lexohet: “Pikërisht si në këtë foto, gjysma e jetës tënde kaloi duke të vështruar ty teksa rritesh e ndyshon çdo ditë, duke me bërë mua të përjetoj çastet më të bukura në jetë. Ia ka vlejtur çdo shenjë në trup dhe çdo natë pa vënë gjumë në sy për ty bebi im. Do të jesh gjithmone djaloshi aventurier, kurioz dhe i qeshur siç sot.” /Kids’Time/