Koreografia prekëse e tifozëve përloti mbrëmë të gjithë botën
Koreografia prekëse e tifozëve të Legias së Warsawës në ndeshjen e djeshme të turit paralemintarot të Champions League përballë Astana.
Në të duket një ushtar gjerman që i ka vendosur armën në kokë fëmijës polak. Një datë e shkruar me të zezë: 1944 dhe një banderolë ku ishte shkruar: “Gjatë Revoltës së Warsawës, gjermanët vranë 160 mijë persona. Mijëra prej tyre ishin fëmijë”. Koreografia u realizua për të kujtuar përvjetorin e revoltës që nisi në 1 gusht 1944.