Kosova së shpejti mund të ndalojë ekskursionet e nxënësve drejt Shqipërisë dhe ja për çfarë arsye

Ministria e Arsimit në Kosovë mund të ndalojë ekskursionet e nxënësve në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, i cili tregon se shkak për këtë është bërë përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë kur vijnë në ekskursione në Shqipëri.

Ndonëse shoqërohen edhe nga mësues, në Kosovë ky është kthyer tashmë në një problem mjaft të diskutuar. Ministri tha se janë në kërkim për gjetjen e mënyrave për ta menaxhuar këtë problem, për të mos shkuar deri në ekstrem.

“Unë konsideroj që kjo është një dukuri e cila në fakt është shqetësuese. Ne kemi pasur shqetësime edhe më herët, kemi filluar të diskutojmë edhe me nivelin e prindërve dhe nivelin e DKA-ve, në një periudhe ka qenë ideja që të ndërpriten këto ekskursionet, pastaj ka pasur edhe pro edhe kundra, e që nuk kemi pasur siguri se sa është e nevojshme që ta ndërpresim”, ka thënë Bytyqi.

“Konsideroj që ne kemi nevojë të ulemi të diskutojmë bashkë me DKA-të dhe me shkollat, a kemi mundësi që këto të menaxhohen shumë më mirë pra që të mos përdorën këto dukuri negative që janë tepër të dëmshme për të rinjtë tanë, dhe nëse nuk gjejmë mundësi të menaxhimit të mirë atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve”, ka shtuar më tej ministri Bytyqi.

Share With:
Translate »
613 Views