Krena, vajza e Florit mbush 3 vjeç! Pamje nga festa
Në shtëpinë e Florian Binajt ka nisur festa. Protagoniste është Krena e cila bën plot 3 vjeçe. U rrit vogëlushja edhe pse babit akoma nuk i besohet. Këtë kuptojmë ndërsa shfletojmë profilin e babi Florit.
Ndërsa mami, si më e ndjeshme e delikate, ka bërë një dedikim edhe më të veçantë për të bijën ku shkruan: “E bukura ime!!Sa shpejt kaloi koha dhe ti u bere 3 vjec,kujtoj kur te mbajta ne krahe per here te pare..dhe sot je bere Princeshe e bukur!Te uroj cdo te mire te kesaj Bote e vogla ime!!U befsh Mbretereshe e mbreterofsh!!#cucu#3vjec ” Ndërkohë që në kopështin e Krenës ka nisur festa, Sadina është kujdesur të na sjellë disa nga momentet më të bukura të saj.
Sot është dita e saj se pas pak javësh e ka vëllai festën. Ai bën 1 vjeç. \Kids’ Time\