Krim në familje, babai plagos me thikë të birin 20-vjeçar

Një konflikt mes babait me djalin, ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.
 Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35, kur policia është raportuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një person është goditur me thikë nga i ati. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë  dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: 20 vjeçari O. Çika, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, Bujar Çika, rreth 57 vjeç. Mësohet se 20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
659 Views