Krimi në familje/ Merret në pyetje nëna e Amanda Pushanit: Na dhunonte, kërkonte para për alkool

TIRANË- Policia ka marrë në pyetje edhe nënën e Amanda dhe Marsela Pushani. E moshuara në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani.

Sipas saj, viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.

Share With:
Translate »
75 Views