‘Krushqi’ në showbizz-in shqiptar! Fernando i Çiljetës ia paska vënë syrin vajzës së artistes së famshme
Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit).
E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.
Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel. Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Ciljeta shkruan: “Krushkat bashkë”.
Edhe poza është fiks e tillë, me fëmijët që qëndrojnë pranë “vjehrrave” përkatëse, ndërsa duhet thënë që artistet i kanë bërë fëmijët sic janë edhe vetë, yje.
Kujtojmë se që në vitin 2017 Fernando shprehej kështu për Coco-në. (LEXO KETU)
View this post on Instagram