Përcillen për në banesën e fundit babai dhe dy djemtë që u mbytën në Vilë-Bashtovë
Janë përcjellë për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes nga Tirana, të cilët u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë- Bashtovës këtë të diel.
Babai 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 16 vjeç humbën jetën teksa kishin shkuar të kalonin të dielën në plazh.
Ceremonia mortore në nderim të tyre u mbajt rreth orës 13:00 në Tiranë.
Kujtojmë se në lidhje me tragjedinë e rëndë u arrestua dhe administratori i plazhit privat në Vilë Bashtovë, ku ndodhi ngjarja e rëndë.
ë Tiranë, akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.
Në plazh mungonin kullat e vrojtimit si dhe rojat bregdetare, të cilët mund të kishin shpëtuar jetën e 3 pushuesve.