“Kthema burrin në shtëpi. S’ka ç’të duhet ty nëse më rreh apo jo” Anila Hoxha rrënqeth me atë që tregon
Ajo eshte 31 vjeçe. I ka veshur bukur dhe me dashuri vajzat e vogla dhe heret ne mengjes ka udhetuar nga zona periferike e Kamzes drejt gjykates se Tiranes.
“Kam ardhur të me nxjerrin burrin nga burgu”-thote.
Ajo ka nje lloj buzeqeshjeje te trishtuar. Ka vuajtur per nje kohe te gjate ne heshtje.
I shoqi u arrestua per dhune ne familje, ai ngriti dore kunder partneres dhe me nje egersi te papermbajtur, e terhoqi zvarre neper banese.
Ajo pretendon se e ka falur.
Ajo insiston se e ka falur dhe kete shprehje e perserit here pas here. Ne fund dorezohet.
“Ne familjen tone punon vetem bashkeshorti. Sk’a kush na mban. S’ka kush. “
Perpara arrestimit i shoqi punonte ne nje skeleri, por çifti i ri ngeci mes luftes se faturave. Distanca midis tyre u thellua.
I dhunshem dhe pa komunikim e mirekuptim midis tyre, gjuha e vetme qe nisi te flitet ne familjen e tyre ishte dhuna.
Derisa gruaja guxoi. E theu heshtjen.
Pas episodit te fundit rrembeu telefonin dhe kerkoi ndihme.
Por 31-vjeçarja nuk e dinte se sapo i hyri nje tjeter beteje. E mbetur ne gracken e presionit te te dyja familjeve te vajzerise dhe te bashkeshortit dhe pa asnje suport qe duhej ti hidhej si komerdare nga shteti per ti ofruar nje mundesi asaj dhe femijeve , gruaja rezistoi vetem nje jave.
Autoritetet u mjaftuan vetem me prangosjen e kryefamiljarit. Ndonese egziston nje rrjet institucionesh i quajtur me pompozitet si mekanizmi i referimit te dhunes dhe qe ka si aktor kryesor per raste te tilla pushtetin lokal dhe koordinatorin lokal. Por ky mekanizmi doli se nuk gjendet.
Askush nga sherbimet sociale qe egzistojne ne shkresa, marrveshje , memorandume nuk e gjeti deren e nenes me tre femije, per te konstatuar cfare ndodh me gruan e re dhe te miturit me pas.
Askush nuk i ofroi ndihme sociale. As ndihme psikologjike. Per te mos u riviktimizuar.
Nje nene e re si ajo e ka te pamundhr te siguroje nje pune kur ka tre femije te vegjel per tu kujdesur dhe per ti rritur.
E shoh fatin e saj ne syte e veshur me lote. Ajo jep kaq shume dashuri, saqe ne krye te javes zgjedh te sakrifikohet serisht. Ligji e quan riviktimizim ne fakt.
Me baben ne distance, kunatin dhe bijat qe nuk i ndan nga hija e trupit ajo shfaqet ne gjykate
Vetem qe burri te lere burgun, te kthehet dhe ajo te rrise vajzat.
Gra si ajo qe denoncuan dhunen dhe mandej u terhoqen nga denoncimet per shkaqe ekonomike nuk jane me nje lajm. Vetem mekanizmi i referimit kunder dhunes e ka te veshtire te perceptoje realitete si i 31 vjeçares.
Nje grua nje dite duke kembengulur se i shoqi dhunues duhet te linte qelite debatoi me gjyqtaren.
“Je e korruptuar” – i tha.
“Kthema burrin ne shtepi. S’ka çfarë të duhet ty nese me ka rrahur apo jo burri”.
Ne te vertete , edhe ajo nuk mundi ti ngreje dot krejt e vetme peshen e gjithe burrave dhe grave te fisit te bashkeshortit, qe e qortuan dhe i kerkuan llogari se perse nuk duroi te rrahuren e radhes.
Dhe prape mu kujtua Fildez Hafizi , nje gjyqtare qe e fali ish-bashkeshortin dhe u terhoq nga kallzimi dhe kerkesa per urdher mbrojtjeje.
Pati fati tragjik.
Ai e vrau , ne nje dite si kjo . Ai e vrau me faljen qe i dha ajo!
P. S perpara se nje tjeter grua te vritet edhe njehere kujtese per institucionet qe kane detyra te qarta se si duhet te veprojne ne raste te dhunes per shkak te mardhenieve familjare. Nuk jane vetem policia dhe gjykata institucionet e vetme per te arrestuar autoret e per te shpallur urdhera mbrojtjeje per viktimat e dhunes.
Le te mos veprojme me sikur!