Kujdes kur fëmija është duke luajtur në një cep… Një paralajmërim nga Lira Gjika

Prindërit e bëjnë pavetëdije dhe të qetë se fëmija i tyre kur është duke luajtur nuk e kanë mendjen te fjalët që shkëmbejnë me të tjerët. Por mikesha e fëmijëve, Lira Gjika, tregon një të vërtetë sesi nis i vogli jonë të diskriminojë dhe “fajin” duhet ta gjejmë te bisedat që kemi bërë me miqtë tanë.

“Diskriminimi i njeriut nga njeriu fillon e tiret në fëmijëri, nga ato bisedat e papërgjegjshme të të rriturve për X dhe Y. Fëmija luan në një cep me lodrat e tij dhe ky është momenti kur fëmija është në kulm të përqendrimit për të dëgjuar me vëmendje të rriturin. Energjia e tij e madhe që nuk e lë të përqendrohet, tani është e kanalizuar në lojë dhe kështu ka mundësi të dëgjojë me vëmendje të rriturin. Të rriturit të bindur se fëmija nuk dëgjon, flasin pa e kontrolluar veten. Të rritur pranë fëmijës, prindër, kini kujdes kur flisni sidomos kur fëmija luan në një cep, madje mund t’u këtë kthyer edhe kurrizin, por vëmendjen e ka te ju. Fëmija regjistron gjithçka dhe pak nga pak, ndërton opinionet e tij sipas fjalëve dhe qëndrimeve të të rriturve, sidomos të prindërve të tij. Kështu tirret e mira dhe e keqja në shpirtin e një fëmije dhe kur rritet nuk i shpëton dot modelimit të fëmijërisë. Edhe pse jetojnë në një vend edhe pse mësojnë e punojnë bashkë, nëse kanë mësuar të dallojnë të metat e tjetrit, zor se do të ndërtojnë ura komunikimi dhe respekti të njeriut ndaj njeriut”, shkruan Lira Gjika në një status në Facebook.

Share With:
Translate »
397 Views