”KUJDES, ky veprim i përditshëm ju shkakton rënie flokësh” paralajmërimi i mamasë së re për të gjitha vajzat

Janë të shumta vajzat që në mungesë të kohës ose dëshirës për t’u kujdesur për flokët, zgjedhin t’i kapin ato, mirëpo jo të gjitha janë të informuara se ç’mund të sjellë kapja e tyre. Një ish- balerinë, aktualisht nënë e dy fëmijëve, ka vendosur të ndajë historinë e saj në rrjete sociale dhe të paralajmërojët të gjitha gratë e vajzat për rreziqet që mund t’ju kanosen nga kapja e flokëve në mënyrë shumë të shtrënguar.

Diva Hollands, e filloi kërcimin në moshën 3-vjeçare, thotë se nëna e saj ia lidhte shumë fort flokët bisht, që të mos i binin mbi fytyrë. Si pasojë e kësaj, në moshën 10-vjeçare Diva kishte shenja të dukshme të rrallimit të flokut, madje ajo ka rënë shpesh pre e talljeve të bashkëmoshatarëve të saj. Me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan.

“Shokët në shkollë më tallnin për flokët e mi. Kjo ka filluar që në fillore dhe ka vazhduar edhe më pas, por gjendja u përkeqësua rreth moshës 13 vjeç. Duke qenë se isha e vetëdijshme për problemin që kisha, gjithmonë përpiqesha ta mbuloja atë. E kam vuajtur shumë këtë pjesë, pasi ka qenë gjithmonë pika ime e dobët. Më kujtohen saktësisht fjalët që një djalë më ka thënë, më tha se e kisha ballin sa një fushë futbolli, dhe kjo ndikoi shumë në jetën time”. Diva mori mësime baleti pranë Shkollës Mbretërore të Baletit para se të hiqte dorë përfundimisht nga pasioni i saj në moshën 21-vjeçare.

Ajo beson se duke e ndarë historinë e saj me të tjerët do të ndihmojë në luftën kundër tabuve që ekziston te gratë që vuajnë nga rënia e flokëve.

Share With:
Translate »
29 Views