Kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Floriana Garos

Ditën e sotme moderatorja bukuroshe Floriana Garo zbuloi se vajza e saj ka ardhur në jetë në 12 mars. Nëpërmjet postmit në ‘Instagram’ ajo ka treguar edhe emrin e vogëlushes, Adia. Emri Adia vjen nga sanskritishtja dhe përkon me emrin e Perëndeshës Durga. Adia do të thotë fuqia origjinale nga janë krijuar të pestë shqisat dhe pesë elementët e jetës. Ky emër ka kuptimin e fuqisë, prej së cilës buron gjithë Universi. Në disa vende emri Adia ka kuptimin edhe të një dhurate ose të zbukurimeve të Zotit. Ky është me të vërtetë një emër i goditur, sepse tashmë Adia është gjithë Universi i mami Florianës.

Share With:
Translate »
1193 Views